Ndërlidhjet

Vdesin 14 pasagjerë të një autobusi në Brazil


Ilustrim
Ilustrim
Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur të dielën kur autobusi me të cilin udhëtonin doli jashtë rrugës dhe ra në greminë, në shtetin e Sao Paulos në Brazil, njoftojnë autoritetet.

Siç raportojnë mediet lokale, në autobus ishin 54 pasagjerë në total.

Autobusi ishte duke udhëtuar në relacionin Curitiba për në Rio de Janeiro.

Sipas gazetës “O Estado de Sao Paulo” mjeti transportues është aksidentuar në një rrugë malore në afërsi të qytetit Sao Paolo, ndërsa ka rënë në greminën e thellë 50 metra.
XS
SM
MD
LG