Ndërlidhjet

OKB-ja dyfishon paqeruajtësit në Sudanin Jugor


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë të martën një rezolutë për dërgimin e 5,500 paqeruajtësve shtesë në Sudanin Jugor, lajmëroi ambasadori francez në OKB.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ftoi një seancë të jashtëzakonshme të organit më të lartë vendimmarrës në OKB për të marr në konsideratë këtë rezolutë, e cila do të dyfishonte misionin e tashëm në shtetin e trazuar afrikan.

Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë shfaq shenja përkrahjeje për këtë rezolutë, tha ambasadorja amerikane në OKB, Samatha Power.

Ambasadori i Francës në këtë organizatë Gerard Araud, tha se përforcimi i misioni të OKB-së do të ndodh shumë shpejt.

Kombet e Bashkuara kanë rreth 6,800 forca paqeruajtëse dhe 700 policë në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG