Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina merr pjesën e parë të ndihmës nga Rusia


Azarov dhe Medvedev

Azarov dhe Medvedev

Ukraiana ka marrë pjesën e parë të ndihmës nga Rusia në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Njoftimin e ka bërë kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, pas takimit me homologun rus, Dmitry Medvedev, në Moskë.

Pagesa është pjesë e marrëveshjes së arritur javën e kaluar midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas së cilës, Kievi do të marrë 15 miliardë dollarë nga Rusia.

Rusia i ka ofruar ndihmën financiare Ukrainës, si dhe reduktim të çmimit të gazit, në përpjekje për të mbajtur këtë vend në sferën e saj dhe larg Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG