Ndërlidhjet

Daçiq s’i beson nominimit për Nobel


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq kanë thënë se “nominimi eventual i Daçiqit për Çmimin Nobel do të ishte lajm i mirë për Serbinë”.

Në hapje të mbledhjes së qeverisë, Daçiq ka thënë se nuk beson në vërtetësinë e informacionit se ai, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, nominohen për Çmimin Nobel për Paqe.

“Atë që e kemi bërë, s’e kemi bërë për shpërblim, madje e kemi bërë me rrezik të madh”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka thënë se nuk mendon se kanidatura është reale, por ka shtuar se “më shumë preferon ta kandidojnë për Nobel sesa për Hagë”.

Të hënën, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvenësish amerikanë për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

Thaçi ka thënë se nominimi i tij u takon qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG