Ndërlidhjet

Opozita siriane mund të bojkotojë bisedimet në Gjenevë


Alepo, 24 dhjetor 2014.

Alepo, 24 dhjetor 2014.

Koalicioni opozitar i Sirisë ka thënë se nuk do të ndjekë bisedimet për paqe në Gjenevë, të parapara për muajin e ardhshëm, nëse forcat e presidentit Bashar al-Assad vazhdojnë sulmet ajrore në qytetin verior të Alepos.

Mbi 300 njerëz janë vrarë gjatë nëntë ditëve sulme në qytetin më të madh të Sirisë.

Autoritetet siriane thonë se janë duke luftuar rebelët që kontrollojnë pjesë të qytetit. Por, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ato përdorin “bombat fuçi” në zona të banuara me civilë.

Koalicioni Kombëtar i Sirisë ka thënë se “nuk mund të marrë pjesë me ndërgjegje të pastër në bisedimet në Gjenevë, derisa forcat e Assadit vazhdojnë të bombardojnë qytetin e Alepos dhe zonat përreth”.

Së paku 15 të vrarë janë raportuar të martën në Alepo.
XS
SM
MD
LG