Ndërlidhjet

OSBE: Shqetësim i thellë për sulmin ndaj gazetares në Kiev


Protestuesit e mbajnë fotografinë e gazetares së rrahur Tetyana Chornovil
Protestuesit e mbajnë fotografinë e gazetares së rrahur Tetyana Chornovil
Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka shfaqur shqetësim të thellë për sulmin ndaj një gazetareje ukrainase. Ajo, poashtu, ka kërkuar hetime gjithpërfshirëse për këtë rast.

Gazetarja Tetyana Chornovil, njëherësh aktiviste opozitare, e njohur për shkrimet e saj për korrupsion në mesin e zyrtarëve të lartë, është rrahur nga persona të panjohur, ditën e mërkurë.

Gazetarja 34 vjeçare, ishte sulmuar afër kryeqytetit Kiev, disa orë pasi ishte publikuar një shkrim i saj për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Reporterja Chornovil është aktiviste e njohur, e cila ka mbajtur disa herë fjalime në protestat aktuale kundër qeverisë.

Aktivistët opozitarë thanë se ajo gjendet në spital, në njësinë e kujdesit intensiv.

Mbrëmë, disa qindra njerëz kanë protestuar para zyrës së ministrit të brendshëm të Ukrainës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka urdhëruar që policia t’i zbuloj personat, që janë përgjegjëse për rrahjen e gazetares.
XS
SM
MD
LG