Ndërlidhjet

Okinava miraton zhvendosjen e bazës amerikane


Futenma, Okinava
Futenma, Okinava
Qeveria e ishullit japonez, Okinava, ka miratuar planin për zhvendosjen e një baze ushtarake amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka thënë se vendimi i Okinavas hap rrugën për ndërtimin e një baze të re në një zonë të izoluar.

Baza ajrore Futenma, e cila ndodhet në një zonë të populluar, do të mbyllet.

Të mërkurën, guvernatori i Okinavas është takuar me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili ka premtuar ndihmë vjetore për ishullin deri më 2021.

Ky veprim është pjesë e një plani të negociuar për kohë të gjatë, për të konsoliduar bazat amerikane në ishull dhe për të lëvizur disa forca në Guam.

Okinava strehon rreth gjysmën e personelit ushtarak të SHBA-së në Japoni, në më shumë se 30 baza.
XS
SM
MD
LG