Ndërlidhjet

logo-print

Tymoshenko refuzon sërish të paraqitet në gjyq


Yulia Tymoshenko - foto arkivi

Yulia Tymoshenko - foto arkivi

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, ka refuzuar përsëri të marrë pjesë në gjykimin e saj për evazion fiskal.

Tymoshenko ka thënë se mjekët e saj gjermanë e kanë këshilluar për të marrë këtë vendim.

Tymoshenko, rivale e presidentit Viktor Yanukovuch, është duke vuajtur burgun, pasi është dënuar për abuzim të pushtetit.

Ajo është duke trajtuar dhimbjet e shpinës në një spital të Kharkivit për më shumë se një vjet.

Gjyqi për evazion fiskal fokusohet në akuzat se Tymoshenko ka shmangur miliona dollarë taksa, derisa ka udhëhequr një kompani private të energjisë në vitet 1990.

Ky gjyq është shtyrë më shumë se dhjetë herë qysh në prill të vitit 2010, për shkak të refuzimit të saj për të marrë pjesë.
XS
SM
MD
LG