Ndërlidhjet

Akullthyesi kinez i afrohet anijes së bllokuar ruse


Ilustrim
Ilustrim
Një akullthyes kinez po i afrohet vendit, ku një anije kërkimore ruse është bllokuar.

Akullthyesi “Snow Dragon” pritet të arrijë në brigjet e Antarktikës sot vonë ose të shtunën në mëngjes.

Anija “Akademik Shokalsky", me 74 njerëz në bord, është bllokuar në akull qysh më 25 dhjetor, por nuk është në ndonjë rrezik të menjëhershëm.

Pavarësisht gjendjes së vështirë, hulumtuesit në bord kanë festuar Krishtlindjet dhe kanë vazhduar të kryejnë eksperimentet e tyre, përfshirë numërimin e shpendëve dhe fotografimin e jetës së detit, përmes vrimave të shpuara në akull.
XS
SM
MD
LG