Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Egjipt, vritet një student


Kajro

Kajro

Një student është vrarë dhe së paku katër persona të tjerë janë plagosur në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, në një universitet islamik të Kajros.

Rreth 60 persona janë arrestuar gjatë dhunës së sotme në kampusin e Universitetit Al-Azhar.

Studentët pro Vëllazërisë Myslimane kanë bërë përpjekje të ndalojnë studentët e tjerë nga hyrja në universitet, çfarë ka çuar edhe në ndërhyrjen e policisë.

Dhuna e fundit ndodh pasi qeveria, e mbështetur nga ushtria, ka shpallur këtë javë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG