Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Vonesë në largimin e armatimit kimik nga Siria


Selia e Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik në Hagë të Holandës

Selia e Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik në Hagë të Holandës

Kombet e Bashkuara thonë se me gjasë, qeveria e Sirisë nuk do të arrijë ta largoj armatimit e saj kimik deri më 31 dhjetor, kur është afati i përcaktuar më herët.

Në një deklaratë, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik, thanë se është bërë “progres i rëndësishëm” në eliminimin e armatimit kimik të Sirisë, por i është bërë thirrje qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, për “intensifikimin e përpjekjeve” për ta bërë këtë brenda afatit të përcaktuar ndërkombëtarisht.

Në deklaratë, poashtu, theksohet se po “vazhdon situatë e vështirë e sigurisë së përgjithshme”, për shkak të luftës në Siri.

Qeveria e Sirisë është pajtuar për shkatërrimin e armatimit të saj kimik, deri në qershor të vitit të ardhshëm, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e monitoruar ndërkombëtarisht.

Gazrat helmuese të armatikimit kimik të Sirisë duhet të transportohen jashtë Sirisë në portin Lakatia dhe të shkatërrohen.
XS
SM
MD
LG