Ndërlidhjet

Rusi: Numri i të vrarëve nga sulmi në Volgograd arriti në 18


Stacioni hekurudhor në Volgograd të Rusisë
Stacioni hekurudhor në Volgograd të Rusisë
Nga një sulm me bombë në stacionin hekurudhor në qytetin Volgograd në Rusi, janë vrarë së paku 18 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë ka njoftuar sot se shpërthimi ishte bërë nga një sulmues vetëvrasës.

Zyrtarë rajonalë thanë se një femër e ka aktivizuar eksplozivin, që e kishte me vete, afër kontrollit me detektorë në hyrje të stacionit kryesor hekurudhor në Volgograd, që ishte i mbushur me udhëtarë të pasditës.

Ky sulm i ka shtuar shqetësimet nga terrorizmi para Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Më herët këtë vit, komandanti kryengritës çeçen, Doku Umarov, pat bërë thirrje për sulme kundër lojërave në Soçi.
XS
SM
MD
LG