Ndërlidhjet

SHBA: John Kerry e viziton Lindjen e Mesme


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, planifikon të kthehet në Lindjen e Mesme, për një mision tjetër për të bërë presion ndaj izraelitëve dhe palestinezëve për arritjen e marrëveshjes për paqe.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Kerry planifikon të udhëtoj më 1 janar 2014, me ç’rast do ta vizitoj Izraelin dhe territoret palestineze.

Ai pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Gjatë muajve të fundit, zoti Kerry disa herë e ka vizituar rajonin, për të bërë presion ndaj palëve për tu pajtuar për kornizën e marrëveshjes preliminare deri në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, raportohet se është arritur pak progres deri tash.

Thuhet se procesi është komplikuar nga vërejtjet e palestinezëve për planet për ndërtimin e 1400 shtëpive të reja në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG