Ndërlidhjet

logo-print

Cliff: Bashkësia e Komunave Serbe nuk është OJQ


Ilustrim

Ilustrim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se është nevojshme që të ruhen vendet e rezervuara për pakicat në Parlamentin e Kosovës, për të paktën edhe një mandat, sepse kjo është e rëndësishme për integrimin e serbëve nga veriu.

Në një intervistë për Radion Kosovën, në gjuhën serbe, diplomati britanik ka thënë se pret që katër komunat në veri të Kosovës, do të konstituohen pas Krishtlindjeve ortodokse, (7 janar).

“Nuk është logjike që të nisin me integrimin e bashkësisë serbe në veri, kurse këndej të ulim numrin e deputetëve serb në Parlament. Mendoj se është i nevojshëm edhe një mandat. Në planin e Ahtisaarit ideja ishte që ky rezervim të zgjatë dy mandate, por ideja ishte që serbët të jenë pjesë e sistemit të Kosovës prej fillimit”, ka thënë Cliff.

Sipas ambasadorit britanik, Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, do të mbrojë interesat e komunitetit serbe, ndërsa hedh poshtë pohimet e Prishtinës zyrtare se si do të duket ky trup ende i pathemeluar.

“Sigurisht se nuk do të jetë Organizatë Jo-Qeveritare, do të jetë një organizatë komunale, komuna ka një qeverisje, andaj edhe budallaki të thuhet se Bashkësia e Komunave Serbe do të jetë ndonjë OJQ", tha ambasadori Ian Cliff..

"Njëkohësisht, ajo nuk do të jetë as Republlika Srpska. Kam përvojë në Republikën Serbe të Bosnjës, entiteti atje është çështje tjetër”, citohet të ketë thënë Cliff në këtë intervistë.
XS
SM
MD
LG