Ndërlidhjet

Nigeria thotë të ketë vrarë 56 islamistë


Ilustrim
Ilustrim
Forcat qeveritare nigeriane kanë vrarë të paktën 56 islamistë luftëtarë të Boko Haram, gjatë një operacioni nga ajri dhe toka, në veri-lindje të shtetit, lajmëroi sot një zyrtarë ushtarak.

Dy ushtarë janë lënduar në këtë operacion, gjatë luftimeve në malet e Alafas të shtunën, njoftoi përmes një deklarate një zëdhënës i këtij rajoni, kapiteni Aliyu Danja.

Asnjë medium ndërkombëtar nuk ka arritur ende të verifikojë këto shifra.

Ushtria në këtë shtet, shpesh raporton për numër të madh të viktimave nga aradhet e Boko Haram, që është një grup luftëtarësh që duan të vendosin ligjin e Sheriatit në Nigeri.

Por forcat e rendit, asnjëherë nuk japin të dhëna për numrin e humbjeve në aradhet e ushtrisë, apo të viktimave civile.

“Mbi 56 terroristë janë vrarë gjatë këtij operacioni, ku shumica prej kryengritësve të plagosur nga ikur nga luftimet. Armë, pajisje dhe makinat që i përkisnin terroristëve janë shkatërruar nga ushtria jonë”, tha Danja.

Mijëra veta kanë vdekur që kur Boko Haram nisi aksionet e veta të dhunshme kundër shtetit të Nigerisë, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG