Ndërlidhjet

Sot varrosen disa viktima të Volgogradit


Volgograd, Rusi

Volgograd, Rusi

Funeralet e para të viktimave të dy sulmeve vetëvrasëse në Volgograd të Rusisë, do të mbahen sot.

Sulmi në një trolejbus të hënën dhe ai në stacionin kryesor të trenit të dielën kanë lënë së paku 31 persona të vrarë.

Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar “bashkëpunim më të afërt” me Rusinë.

Ministria e Jashtme ruse i ka cilësuar sulmet si pjesë e një fushate globale të terrorizmit.

Ministria ka thënë se Doku Umarov, komandanti rebel çeçen, i cili udhëheq kryengritjen në Kaukazin Verior, është nxitës i dhunës.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar rritjen e sigurisë në gjithë Rusinë.
XS
SM
MD
LG