Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin dy protestues në Aleksandri


Ilustrim

Ilustrim

Përleshjet ndërmjet të protestuesve pro-islamist dhe policisë në Egjipt, kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, njoftojnë autoritetet.

Ministri i brendshëm egjiptian tha se dhuna ka shpërthyer të mërkurën mbrëma në qytetin bregdetar Aleksandri.

Egjipti është përshirë në një valë të protestave të dhunshme që kur ushtria ka rrëzuar nga pushtetit presidentin e zgjedhur islamist Muhammad Morsi në korrik të vitit të shkuar.

Qindra janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar që nga ajo kohë.

Më herët gjatë të mërkurës, policia kishte shtënë me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve pro-Morsi që ishin mbledhur në afërsi të ministrisë së mbrojtjes në Kajro.

Protestuesit kishin bllokuar rrugët dhe brohorisnin sllogane kundër policisë dhe ushtrisë.

Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur brengën e tyre përse autoritetet egjiptiane shpallën Vëllazërinë Myslimane si grup terrorist.
XS
SM
MD
LG