Ndërlidhjet

Vritet në pritë komandanti i ushtrisë së Kongos


Ilustrim
Ilustrim
Është vrarë të enjten në një pritë, koloneli i ngarkuar me operacionet ushtarake kundër kryengritësve në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, lajmërojnë autoritetet në Kinshasa.

Në këtë incident janë vrarë edhe tre ushtarë të tjerë të cilët ishin me eprorin e lartë, në kohën e shpërthimit.

Koloneli Mamadou Ndala, i cili udhëhoqi ushtrinë në aksione kundër grupit të kryengritësve M23, vdiq nga plagët e marra pas makina e tij u sulmua me një minahedhës, në fshatin Mazizi në krahinën Kivu Verior, tha zëdhënësi i qeverisë Lambert Mende.

Vrasja e tij shpërfaq sfidën me të cilën qeveria kongoleze bashkë me 21,000 paqeruajtës të OKB-së po përjetojnë me përpjekjet e tyre që të paqësojnë dhjetëra grupe të armatosura të cilat po vazhdojnë të operojnë në shumicën e territorit të këtij kombi afrikan.

“Koloneli Mamadou Ndala ka ndërruar jetë”, ka thënë Mende për mediet, duke shtuar se tre ushtarët e tjerë të plagosur në makinë, po ashtu kanë ndërruar jetë.

“Ende nuk i kemi identifikuar të dyshuarit e këtij sulmi”, shtoi Mende.

Ndala ishte përgjegjës për shpërbërjen e kryengritësve të grupit ADF-NALU, që është një formacion paraushtarakt ugandez, i cili ka shtuar sulmet së fundi në pjesën lindore të Kongos.

Ky grup, është identifikuar nga Kombet e Bashkuara si një prej pengesave kryesore për të vendosur paqen në rajonin e pasur me minerale.
XS
SM
MD
LG