Ndërlidhjet

Egjipti identifikon të dyshuarin për sulmin në polici


Egjipt - Shtabi i policisë egjiptiane në Al-Mansoura, pas sulmit që pësoi më 24 dhjetor (Ilustrim)
Egjipt - Shtabi i policisë egjiptiane në Al-Mansoura, pas sulmit që pësoi më 24 dhjetor (Ilustrim)
Ministri i Punëve të Brendshme të Egjiptit, Mohamed Ibrahim tha të enjten se hetimet për sulmin e javës së kaluar me makina bomba në stacionin e policisë, kanë nxjerr si përgjegjës një militant islamik, i cili është i lidhur ngushtë me Vëllazërinë Myslimane.

Ibrahim ka identifikuar sulmuesin si Emam Marae, i cili dyshohet se i takon grupit Ansar Beit al-Maqdas, që është i frymëzuar nga Al-Kaida, i cili vepron kryesisht në rajonin e brishtë t Gadishulli Sinai.

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur, prej tyre 14 ishin policë, në sulmet e 24 dhjetorit në qytetin Mansoura.

Ansar Beit al-Maqdas tashmë veç ka marr përsipër sulmin e asaj dite.

Ministri Ibrahim tha se policia ka arrestuar shtatë të dyshuar për këto shpërthime, në mesin e të cilëve është edhe i biri i një zyrtari të lartë të Vëllazërisë Myslimane.

Qeveria, që përkrahet nga ushtria, ka fajësuar Vëllazërinë Myslimane për këto sulme, dhe si rrjedhojë e ka përfshirë në grupe terroriste, duke i ndaluar çdo aktivitet.

Sipas ligjeve në Egjipt, akuzat për terrorizëm dënohen me vdekje.
XS
SM
MD
LG