Ndërlidhjet

logo-print

Bejrut - Bombë në lagjen e Hezbollahut, vdesin 5 persona


Ilustrim

Ilustrim

Mediet shtetërore libaneze raportojnë se një makinë bombë ka shpërthyer në pjesën jugore të Bejrutit të enjten, duke vrarë të paktën pesë persona.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Haret Hreik, që njihet si bastion i grupit shiitë të Hezbollahut.

Pamjet e transmetuara të televizioneve lokale shfaqnin tym nga vendi i shpërthimit, derisa ekipet e zjarrfikësve po mundoheshin të shuanin flakët në dhjeta makina.

Një ndërtesë e tërë, besohet se është rrënuar nga shpërthimi, kurse dhjeta banesa përreth kanë pësuar dëmtime.

Kryeqytetin libanez është përfshirë së fundi në një valë të dhunës, ku shpërthimet me bomba po i përcjellin tensionet rajonale, ndërmjet të sunive dhe shitëve, për shkak të konfliktit në Sirinë fqinje.
XS
SM
MD
LG