Ndërlidhjet

logo-print

Në Indonezi planifikoheshin sulme


Zëdhënësi i policisë në Indonezi, Boy Rafli Amar. Xhakartë, 3 janar 2014.

Zëdhënësi i policisë në Indonezi, Boy Rafli Amar. Xhakartë, 3 janar 2014.

Policia në Indonezi ka thënë se gjashtë militantët e dyshuar islamikë, të cilët janë vrarë nga të shtënat pranë Xhakartës, natën e Vitit të Ri, kanë planifikuar të kryejnë një varg sulmesh kundër Ambasadës Amerikane, tempujve budistë dhe hoteleve që frekuentohen nga të huajt.

Zëdhënësi i policisë, Boy Rafli Amar, ka thënë se policia ka gjetur një dokument, të shkruar me dorë, që zbulon qëllimet e grupit.

Policia i ka lidhur gjashtë burrat me një rrjet që udhëhiqej nga Abu Roban, një militant i dyshuar, i cili ka vrarë veten gjatë një bastisjeje të policisë, vitin e kaluar.

Policia thotë se rrjeti dyshohet se ka lidhje me Al-Kaidën.

Indonezia ka përjetuar disa sulme me bomba në dekadën e fundit dhe për to janë fajësuar militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG