Ndërlidhjet

Një çift zviceran gjendet i vdekur në Egjipt


Egjipt - foto ilustruese

Egjipt - foto ilustruese

Autoritetet egjiptiane kanë zbuluar trupat e një çifti zviceran, të varrosur në kopshtin e shtëpisë së tyre, në qytetin Hurgada.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasit zviceranë janë vrarë nga roja e shtëpisë dhe dy shokë të tij, që kanë dashur të vjedhin çiftin.

Zyrtarët e sigurisë nuk kanë bërë publik identitetin e viktimave, por kanë thënë se çifti është zhdukur një javë më parë.

Ministria e Jashtme zvicerane ka konfirmuar vrasjet.
XS
SM
MD
LG