Ndërlidhjet

Dhunohet procesi zgjedhor në Bangladesh, vdesin 6 veta


Bangladesh - Një burrë kalon pranë makinave në flakë, të cilat u shkatërruan pas përleshjeve ndërmjet policisë dhe aktivistëve opozitar që thirrin për bojkot të zgjedhjeve, 05 janar, 2014
Bangladesh - Një burrë kalon pranë makinave në flakë, të cilat u shkatërruan pas përleshjeve ndërmjet policisë dhe aktivistëve opozitar që thirrin për bojkot të zgjedhjeve, 05 janar, 2014
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga dhuna gjatë zgjedhjeve në Banglladesh, në një proces të cilin po e bojkoton opozita pasi dyshon se rezultatet do të manipulohen nga koalicioni qeverisës i kryeministri Sheikh Hasina.

Autoritetet kanë ndërprerë votimet në 139 qendra të votimit, nga 18,000 sa janë në total, pasi dyshhet se aktivistët i kanë sulmuar burrat dhe gratë që ishin nisur për të votuar, duke i marr me vete edhe kutitë e votimit, njofton një zyrtar shtetëror në Dhaka.

Votimet pritet të mbyllen në orën 16h, sipas kohës lokale.

Një zyrtar zgjedhor është vrarë kur protestuesit kanë sulmuar një qendër të votimit në veri të shtetit, para se procesi të hapej të dielën.

Aktivistët e Partisë Kombëtare të Banglladeshit (BNP) dyshohet se kanë shtënë me koktell mollotov në një qendër të votimit në qytetin Thakurgaon,që gjendet 450 kilometra në veri të Dhakës.

Pesë policë janë lënduar në këtë incident.

Pesë njerëz janë vrarë në qarqet veriore Rangpur dhe Nilphamari, pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve opozitar.

Zgjedhjet po mbahen në 147 nga 300 zona zgjedhore sa janë në total, ku mbulohen 44 milion votues nga 92 milion sa është numri i përgjithshëm i listës së votuesve.
XS
SM
MD
LG