Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq: S’do t’i lëmë kurrë serbët e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka uruar patriarkun serb, Irinej, dhe popullin serb ortodoks për Festën e Krishtlindjes.

Me këtë rast, ai ka porositur serbët e Kosovës se Beogradi nuk do t’i lërë kurrë ata, raportojnë mediat serbe.

“Të jeni të sigurt, kurrë nuk do t’ju lëmë, kurrë nuk do t’ju braktisimn”, ka thënë Nikolliq, për të shtuar se ky është “një amanet që na e kanë lënë gjyshërit tanë, baballarët tanë, të cilët kanë luftuar për simbolin shpirtëror dhe ideologjik të popullit serb”.
XS
SM
MD
LG