Ndërlidhjet

Irani do “rol të nderuar” në bisedimet për Sirinë


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham.
Irani përjashton çdo rol anësor në konferencën e paqes për Sirinë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Marzieh Afkham, ka thënë se Irani është i gatshëm të marrë pjesë në tubimin e 22 janarit, porse “do të pranojë vetëm oferta që ruajnë nderin e Republikës Islamike”.

Afkham i ka bërë këto komente pasi është pyetur në lidhje me sugjerimet e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që Irani të kuntribuojë nga margjinat në këtë konferencë.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, ka thënë se Irani nuk është në listën e parë të të ftuarve në bisedme.

Ai ka thënë se Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohen më 13 janar për të diskutuar se si mund të marrë pjesë Irani në konferencë.
XS
SM
MD
LG