Ndërlidhjet

logo-print

Kulturë: Do të shfaqet filmi i harruar i Hitchcockut për nazistët


Regjisori Alfred Hitchcock

Regjisori Alfred Hitchcock

Një film i harruar dokumentar i regjisorit legjendar Alfred Hitchcock, për masakrat e nazistëve në luftë, do të shfaqet në festivalet e filmit dhe kinematë gjatë këtij viti.

Në vitin 1945 nga regjisori Hitchcock ishte kërkuar ta bënte filmin, si pjesë e përpjekjeve britanike për të ndikuar në gjermanët, që ta pranojnë përgjegjësinë për Holokaustin, duke i treguar mizoritë e kampeve naziste të përqendrimit.

Raportohet se Hitchcock ishte i tmerruar kur për të parën herë i kishte parë xhirimet.

Por, në kohën kur filmi ishte kryer, interesi i qeverisë britanike për filmin ishte zbehur.

Filmi ishte lënë në Muzeun Britanik të Luftës në Londër dhe ishte harruar.

Pjesë të tij ishin rizbuluar në vitet e 80-ta në gjendje të dobët dhe ishin shfaqur në Berlin.

Por, pas ripërtritjes së kujdesshme nga Muzeu Britanik i Luftës duke përdorë teknologjinë digjitale, filmi do të shfaqet ashtu siç ishte përgatitur nga regjisori Hitchcock.
XS
SM
MD
LG