Ndërlidhjet

Lavdërohet procesi për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë është një “përpjekje e paparë dhe e shkëlqyer në rrethana shumë të trishtuara”.

Sigrid Kaag, koordinatore speciale e misionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i ka bërë këto komente pas një takimi me dyer të mbyllura me Këshillin e Sigurimit.

Ajo ka thënë se pavarësisht sfidave logjistike, operacioni për largimin dhe shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë ka nisur.

Të martën, grupi i parë i armëve kimike është transportuar në portin Latakia dhe nga aty në një anije daneze, e cila tani është në drejtim të ujërave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG