Ndërlidhjet

Lojtari i njohur gjerman deklarohet gay


Ilustrim

Ilustrim

Një ish-lojtar gjerman, i cili ka marrë pjesë në Kampionat Botëror të Futbollit, është deklaruar homoseksual.

Thomas Hitzlsperger ka thënë se do që të ndihmojë për të thyer paragjykimet kundër homoseksualitetit, që, sipas tij, shqetësojnë sportin më popullor në botë.

Analistët thonë se Hitzlsperger është emri më i madh në futboll që është deklaruar homoseksual.

Në shumë vende evropiane, sidomos në Rusi dhe Evropë Lindore, tifozët brohorisin shpesh slogane anti-homoseksuale.

Hitzlsperger po ashtu ka qortuar ligjin kontrovers të Rusisë që ndalon “propagandën homoseksuale” te të miturit.
XS
SM
MD
LG