Ndërlidhjet

Gjobitet regjisori kinez që ka tre fëmijë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kineze kanë urdhëruar regjisorin e filmit, Zhang Yimou, të paguajë mbi 1.2 milion dollarë gjobë, për shkak se ka tre fëmijë dhe kjo është në kundërshtim me politikën e vendit për vetëm një fëmijë.

Autoritetet e planifikimit familjar në qyrtetin Vuksi kanë thënë se hetuesit kanë konstatuar se Zhang dhe gruaja e tij kanë shkelur rregullat, “duke bërë shumë fëmijë pa miratim zyrtar”.

Çiftit i janë dhënë 30 ditë kohë për të paguar gjobën.

Autoritetet kanë thënë se gjoba është llogaritur në bazë të të ardhurave të çiftit në vitet kur kanë lindur fëmijët.

Zhang është i njohur për filmat "Raise the Red Lantern" dhe "The Flowers of War".

Ai po ashtu ka qenë regjisor i ceremonisë së hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike në Pekin, më 2008.
XS
SM
MD
LG