Ndërlidhjet

Kabuli do të lirojë të burgosurit 'e rrezikshëm'


Ilustrim
Ilustrim
Afganistani ka vendosur që të lirojë të gjithë të burgosurit, përkundër kundërshtimeve të mëdha nga Shtetet e Bashkuara, pasi vlerëson se disa prej tyre janë kërcënim për sigurinë.

Vendimi u bë publik të enjten gjatë një mbledhje që ka thirr presidenti Hamid Karzai.

Zëdhënësi i tij, Aimal Faizi, i tha Radios Evropa e Lirë, se 72 nga 88 të burgosur që konsiderohen si të rrezikshëm nga ShBA-të, do të lirohen.

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar fuqishëm lirimin e këtyre të burgosurve, pasi thonë se ka prova komprometuese ndaj tyre, se janë të përfshirë në sulme vetëvrasëse të paqeruajtësve të huaj në Afganistan.

Lirimi i të burgosurve pritet të tensionojë edhe më shumë raportet e brishta ndërmjet të Washingtonit dhe Kabulit.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë ngatërruar për shkak të refuzimit të presidentit Hamid Karzai që të nënshkruaj një marrëveshje bilaterale të sigurisë me ShBA-të, e cila do t'i mundësonte trupave amerikane qëndrim edhe përtej vitit 2014.
XS
SM
MD
LG