Ndërlidhjet

logo-print

VV: Qeveria po i varfëron të varfrit


Prishtinë

Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzon qeverinë për shkurtim të ndihmave për pjesën e varfër të popullit të Kosovës.

Sipas këtij subjekti politik, në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta shkurtuar buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë në sektorin më të ndjeshëm të saj, ku bën pjesë skema e asistencës sociale.

“Janë 30 mijë familje që nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash. Nuk kanë as punë, as pronë, e as ndonjë mundësi tjetër prej nga do gjeneronin mjetet financiare për bukën e gojës. Janë njerëzit më të përjashtuar të kësaj shoqërie”, ka vlerësuar Vetëvendosje.

Ajo ka fajësuar procesin e privatizimit si shkak kryesor të prodhimit të papunësisë.
XS
SM
MD
LG