Ndërlidhjet

Kinë: Dëme të mëdha nga zjarri në një qytet tibetian


Pamje nga provinca Junan në Kinë
Pamje nga provinca Junan në Kinë
Autoritetet në Kinë thonë se zjarri i ka shkatërruar qindra shtëpi dhe shitore në një qytet të lashtë tibetian.

Zjarri në qytetin Dukezong, në provincën jugperëndimore Junan, ka shpërthyer sot herët në mëngjes dhe ka zgjatur për afro 10 orë.

Nuk ka raporte për viktima në njerëz, por agjencia e lajmeve Xinhua, ka informuar se nga zjarri janë shkatërruar 242 shtëpi dhe shitore, janë evakuuar më se 2600 njerëz dhe janë shkatërruar shumë objekte me vlera historike.

Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Ky qytet, që është më i vjerët se 1000 vjet, vizitohet nga shumë turisitë për shkak të shtëpive prej druri dhe për ta parë kulturën tibetiane.
XS
SM
MD
LG