Ndërlidhjet

Izrael: Vdiq ish-kryeministri Ariel Sharon


Ariel Sharon
Ariel Sharon
Nga Izraeli raportohet se sot në moshën 85 vjeçare, ka vdekur ish-kryeministri, Ariel Sharon.

Ai gjatë tetë viteve të fundit ishte në gjendje kome, pas një sulmi në tru.

Ai ishte zgjedhur kryeministër në vitin 2001, pas fitores bindëse kundër rivalit Ehud Barak.

I ndjeri Sharon ishte njëri nga liderët më të popullarizuar politikë në Izrael dhe njëra nga figurat më të urryera në botën arabe.

Për shumë izraelitë, ish-gjenerali Sharon, që kaloi në politikë, ishte njeri i luftës i cili është zhvilluar në politikan pragmatik, lider për të cilin ata besonin se mund të sillte paqe pa bërë kompromise lidhur me sigurinë e Izraelit.

Por, për palestinezët, i ndjeri Sharon ishte “kasap”, i cili ishte fajësuar për orkestrimin e masakrës së vitit 1982 në kamet e refugjatëve Sabra dhe Shatila në Liban.

Në janar të vitit 2006, gjatë një fushate zgjedhore, ai pësoi sulm të fuqishëm në tru, dhe prej atëherë ishte në gjendje kome.
XS
SM
MD
LG