Ndërlidhjet

logo-print

Gjenevë: Progres në bisedimet për programin atomik iranian


Pamje e një pjese të Gjenevës

Pamje e një pjese të Gjenevës

Raportohet se në bisedimet për implementimin e marrëveshjes kryesore për uljen e shqetësimeve ndërkombëtare për programin atomik iranian, që po mbahen në Gjenevë, kanë shënuar progres.

Pas dy ditëve të diskutimeve, zëvendësministri iranian i jashtëm, Abbas Araqchi, tha se Bashkimi Evropian dhe zyrtarët e Iranit kanë gjetur “zgjidhje për secilin dallim”, por duhet edhe më tepër konsultime.

Ky vlerësim është identik me atë që u bë nga një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

BE-ja po zhvillon negociata me Iranin në emër të gjashtë fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Departamenti amerikan i shtetit, poashtu, ishte opitmist, por tha se raportet për arritjen e marrëveshjes për implementim nuk janë të sakta.

Bisedimet në Gjenevë janë të fokusuara në përcaktimin e detajeve praktike për implementimin e marrëveshjes së arritur më 24 nëntor të vitit të kaluar, sipas së cilës Irani është pajtuar ta ndalë programin e tij atomik, ndërsa në këmbim do t’i zbuten disa sanksione.
XS
SM
MD
LG