Ndërlidhjet

‘Kuvendi’ i serbëve verior, dëshiron qeveri, ushtri...


Ilustrim

Ilustrim

Kuvendi i ashtuquajtur i Kosovës, të cilin e kanë themeluar asambleistët e pushuar nga kuvendet komunale nga veriu, kanë vendosur sot që të zgjedhin qeverinë e tyre, ndërsa është propozuar që ky trup paralel, të ketë ushtrinë dhe policinë e saj.

“Do të vazhdojmë me të gjitha mjetet legjitime që të mbrojmë rendin kushtetues të Republikës së Serbisë, do të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë që të ruajmë integritetin territorial të shtetit tonë Serbisë dhe Kosovën në kuadër të saj, dhe popullin serb në Kosovë”, ka thënë kryetari i këtij trupi Sllavko Stevanoviq.

“Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm nëse kemi territorin tonë, dhe qeverisim me të”, citohet të ketë thënë ai nga agjencia e lajmeve Beta.

Stevanoviq i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë marr pjesë në zgjedhjet lokale, që organizoi Prishtina zyrtare, që “të ndjekin rrugën e Kërstimir Pantiqit”, kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, i cili nuk dha betimin në postin e tij, për shkak se duhet të betohej para Stemës së Kosovës.

Marko Jakshiq, deputeti në Parlamenti e Serbisë, nga radhet e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) ka propozuar 21 janarin, ditën kur Serbia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian, qytetarët të dalin në protestë para Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.

“Duhet të dalim para kësaj gjykate për të thënë se fillimi i këtyre negociatave, është i bazuar në një tradhti të madhe, dhe se Gjykata Kushtetuese me mospunën e saj po rrënon shtetin e Serbisë”, ka thënë Jakshiq, sipas agjencisë Beta.
XS
SM
MD
LG