Ndërlidhjet

Aksident në Pakistan: 19 të vdekur, nga ta 17 fëmijë


Pakistan
Pakistan
Së paku 19 njerëz, në mesin e tyre 17 fëmijë, janë vrarë në një aksident rrugor në provincën Sind të Pakistanit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një autobusi të shkollës me një kamion.

Policia ka thënë se shpejtësia e pakontrolluar mund ta ketë shkaktuar aksidentin.

Rrugët e këqija janë po ashtu shkaktarë të shpeshtë të aksidenteve rrugore në Pakistan.
XS
SM
MD
LG