Ndërlidhjet

Dutschke pranon fajin se dërgoi letrat me ricin


James Everett Dutschke, i akuzuar për kërcënim të presidentit amerikan Bacak Obama, dhe zyrtarëve të tjerë me letra me ricin (Ilustrim)
James Everett Dutschke, i akuzuar për kërcënim të presidentit amerikan Bacak Obama, dhe zyrtarëve të tjerë me letra me ricin (Ilustrim)
Një burrë nga shteti jugor amerikan i Mississippi-t, ka pranuar fajin për dërgimin e letrave të helmuara presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror.

James Everett Dutschke në seancat e mëparshme gjyqësore ishte shprehur i pafajshëm për akuzën që rëndonte mbi të për letrat me ricin.

Dutschke është burgosur në muajin prill të vitit të kaluar, me akuzën për dërgimin e letrave të tilla me ricin, presidentit Obama, senatorit republikan nga Mississippi dhe një gjyqtari lokal.

Gjykatësja në fjalë ishte e vetmja që kishte pranuar letrën, por fatmirësisht nuk kishte pësuar çfarëdo dëmi.

Vendimi i gjyqit për Dutschke pritet të merret brenda 2 muajve, dhe ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, përkundër pranimit të fajit.
XS
SM
MD
LG