Ndërlidhjet

Malajzi: Përmbytet anija vdesin 3, zhduken 8 dasmorë


Ilustrim
Ilustrim
Tre persona janë mbytur të shtunën dhe tetë të tjerë llogariten si të zhdukur pas përmbytjes së anijes me të cilën po udhëtonin, nëpër një lum në lindje të Malajzisë, njofton policia.

Sipas forcave të rendit, 16 persona janë shpëtuar pas aksidentit që ngjau në një fshat të qytetit Mukah, në shtetin Saravak, që gjendet afro 1200 kilometra në perëndim të Kuala Lumput.

Shefi i policisë së këtij shtetit, Muhammad Sabtu Othman tha se viktimat po ktheheshin nga një dasëm.

Sipas policisë, viktimat kishin udhëtuar nga fshati i tyre në fshatin fqinj për të marr pjesë në këtë darsëm, mirëpo anija e tyre ishte tepër e vogël për numrin e njerëzve që transportonte.

Operacioni i kërkim shpëtimit për të zhdukurit ende po vazhdon.
XS
SM
MD
LG