Ndërlidhjet

Rikthehen luftimet në Sudanin Jugor


Ilustrim
Ilustrim
Angazhohen sërish në luftime ushtria e Sudanit Jugor dhe kryengritësit që luftojnë për kontrollin mbi qytetin veri-lindor Malakal, njoftoi ushtria të shtunën.

Zëdhënësi i Ushtrisë Popullore të Sudanit Jugor, Philip Aguer i përshkruajti përleshjet në këtë zonë të pasur me naftë, si “betejë të ashpër”.

“Mendoj se në fund të ditës, të dy palët po kontrollojnë qytetin e Malakal”, ka thënë ai.

Linjat e telefonit në këtë qytet janë jashtë funksioni, që kur luftimet nisën para një jave në këtë qytet, duke e bërë të vështirë për mediet që të verifikohet deklarata e Aguer.

Konflikti në Sudanin Jugor po zhvillohet ndërmjet të ushtrisë dhe kryengritësve që janë forca besnike të Riek Machar, ish-zëvendës i presidentit Salva Kiir.

Ato nisën fillimisht në kryeqytetin Juba gjatë dhjetorit, gjashtë muaj pasi Kiir ishte shkarkuar nga posti i nënkryetarit.

Më vonë luftimet janë shpërndarë edhe në pjesë të tjera të shtetit, mirëpo palët u pajtuan javë më parë për bisedime paqësore.

Mirëpo, të shtunën kryengritësit kanë mohuar se janë pajtuar për armëpushim.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më se 1,000 civilë janë vrarë që kur nisën luftimet, kurse 400 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG