Ndërlidhjet

Putin minimizon 'injorimin' e perëndimit


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka minimizuar të dielën mos-shfaqjen e disa prej krerëve kryesor perëndimor në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi, duke thënë se nuk ka nevojë që të përzihen sporti dhe politika.

“Ambicjet politike, që ndërlidhen se kush erdhi dhe kur erdhi, janë absolutisht të papërshtatshme”, i tha Putin gazetarëve perëndimor.

“Lojërat olimpike nuk janë gara ndërmjet të politikanëve”, shtoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, dhe presidenti i Francës François Hollande, asnjëri nuk do të merr pjesë në këtë ngjarje sportive, që ndryshe shihet edhe si bebe-projekt i Putinit.
XS
SM
MD
LG