Ndërlidhjet

13 të vdekur, 18 të plagosur nga sulmi në Pakistan


Pakistan - Forcat e sigurisë inspektojnë vendin e krimit pas sulmit vetëvrasës në tregun e gjelbërt në Rawalpindi,20 janar, 2014
Pakistan - Forcat e sigurisë inspektojnë vendin e krimit pas sulmit vetëvrasës në tregun e gjelbërt në Rawalpindi,20 janar, 2014
Ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga sulmi i sotëm me bombë, në një treg të gjelbërt që gjendet afër shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Pakistanit, njoftojnë autoritetet në Islamabad.

18 persona janë lënduar nga sulmi vetëvrasës që u krye të hënën në orën 07:45 të mëngjesit në tregun RA në qytetin Rawalpindi.

Një zyrtar i lartë i policisë, Haroon Joya i tha medieve në vendngjarje, se në mesin e viktimave janë gjashtë ushtarë dhe shtatë civilë.

“Ishte një sulm vetëvrasës, ndërsa ne po vazhdojmë të mbledhim provat në vendin e krimit. Kemi mbledh shumë pjesë të trupave të hedhur në erë, që besojmë se i takojnë edhe sulmuesit kamikaz”, ka thënë Joya.

Sulmi kishte ndodhur në kohën kur fëmijët po shkonin në shkollë, kurse dyshohet se sulmuesi vetëvrasës ishte me motoçikletë.
XS
SM
MD
LG