Ndërlidhjet

logo-print

OEK-u dhe Dogana diskutojnë të ardhmen e tyre


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, dhe drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, kanë zhvilluar sot një takim në OEK, ku, siç bëhet e ditur, është diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend dhe të ardhmen e këtyre dy institucioneve.

Nga një komunikatë për media nga Oda Ekonomike e Kosovës, Gërxhaliu citohet të ketë thënë se “partneriteti me Doganat e Kosovës është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e biznesit vendor” dhe, sipas tij, “e tërë kjo do të reflektohet në ndryshimin e perceptimit rreth Doganave, në vetëdijesimin e komunitetit të biznesit për partneritet me Doganat, eliminimin e barrierave në të bërit biznes në Kosovë dhe mbi të gjitha përmirësimin e imazhit të Kosovës përballë investitorëve të huaj”.

Sipas komunikatës, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se "Dogana ka nevojë për një partneritet dhe të avancohet edhe më shumë në aspekt bilateral në mes të Doganave dhe komunitetit të biznesit kosovar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e të tjerë, me qëllim që barrierat e së kaluarës të mos përsëriten në të ardhmen".
XS
SM
MD
LG