Ndërlidhjet

Yanukovych i ofron opozitës poste ministrore


Yanukovych në takim me udhëheqësit e opozitës. Kiev, 25 janar 2014.
Yanukovych në takim me udhëheqësit e opozitës. Kiev, 25 janar 2014.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, i ka ofruar postin e kryeministrit udhëheqësit të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ndërsa atë të zëvendëskryeministrit liderit tjetër opozitar, Vitali Klitschko.

Ministrja e Drejtësisë, Olena Lukas, e cila ka ndjekur bisedimet e së shtunës midis Yanukovychit dhe tre liderëve kryesorë të opozitës - Yatsenyuk, Klitschko dhe Oleh Tyahnybok - ka thënë pas takimit se nëse Yatsenyuk vendos të pranojë ofertën, qeveria do të japë dorëheqje.

Raportet thonë se Yanukovych po ashtu është pajtuar që të shqyrtojë disa ndryshime në kushtetutë.

Liderët e opozitës, deri më tash, nuk e kanë komentuar ofertën.

Ukraina është zhytur në protesta antiqeveritare qysh në muajin nëntor. Këtë javë janë regjistruar edhe viktimat e para.
XS
SM
MD
LG