Ndërlidhjet

Serbi: Dënohet ndalesa e hyrjes së Vulinit në Kosovë


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, që të reagoj lidhur me moslejimin e ministrit Aleksandar Vulin, që ta vizitoj Shtërpcen në Kosovë, në mënyrë që në Brezovicë ta hapte një terren të skijimit, thuhet në kumtesën e kësaj zyreje.

“Me informacionin e EULEX-it, se ministrit Vulin nuk i është dhënë leja që sot të shkoj në Kosovë, vazhdon politika e qyteteve të ndaluara”, thuhet në deklaratë dhe shtohet se “si të cilësohet ndryshe praktika sipas së cilës ekzistojnë vende në Kosovë ku serbët dhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk mund të shkojnë”.

Kjo zyre njofton se kjo është hera e pestë që Vulinit nuk i lejohet hyrja në Kosovë.
XS
SM
MD
LG