Ndërlidhjet

Serbi: PPS vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryesia e Partisë Progresive Serbe (PPS) e ka miratuar sot propozimin e liderit të kësaj partie, Aleksandar Vuçiq, që në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, aty kah mesi i muajit mars.

Zoti Vuçiq, njëherësh, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha se udhëheqja partiake në mënyrë “unanime” e ka mbështetur propozimin e tij.

“Propozimi im është për ta parë vullnetin e popullit”, tha Vuçiq, në takimin partiak sot në Beograd, dhe kërkoi që zgjedhjet të organizohen më 16 mars.

“Ka ardhur koha që të paraqesim se çka kemi bërë”, tha Vuçiq.

Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të vendos për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë t’i shpallë zgjedhjet, pasi ta marrë propozimin formal të qeverisë, ka njoftuar kabineti i tij.
XS
SM
MD
LG