Ndërlidhjet

Vritet ndihmësi i ministrit të Brendshëm në Egjipt


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Persona të armatosur kanë vrarë një zyrtar të lartë të Ministrisë së Brendshme të Egjiptit, jashtë shtëpisë së tij në Kajro.

Gjenerali Mohamed Saeed, udhëheqës i zyrës teknike të Ministrisë së Brendshme, është qëlluar derisa ka qenë në maiknë.

Saeed po ashtu ka qenë ndihmës i ministrit të Brendshëm, Muhammad Ibrahim, i cili i ka shpëtuar një atentati vitin e kaluar.

Militantët islamikë kanë shpeshtuar sulmet kundër forcave të sigurisë, prejse ushtria ka rrëzuar presidentin Muhammad Morsi, korrikun e kaluar.
XS
SM
MD
LG