Ndërlidhjet

Vritet një nxënës i shkollës së mesme në Mitrovicë


Ilustrim, foto nga arkivi

Ilustrim, foto nga arkivi

Një nxënës i shkollës së mesme teknike "Arkitekt Sinani" në Mitrovicë është vrarë sot nga plagët e shkaktuara me thikë. Viktima ishte nxënës i klasës së 13-të.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, po ashtu nxënës në këtë shkollë, nga i cili është konfiskuar një armë e ftoftë thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës.

"Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri te incidenti ka ndodhur si pasojë e një zënke ndërmjet personave të përfshirë në këtë rast, ngjarje kjo e ndodhur brenda hapësirave të shkollës", thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka dënuar përmes një komunikate vrasjen, ndërsa ka apeluar "te të gjitha institucionet, shoqëria civile dhe prindërit , që bashkërisht të punohet edhe më shumë në ngritjen e vetëdijes për eleminimin e dukurive negative në shkolla".

Më 8 janar të këtij viti, në oborrin e shkollës Emin Duraku në Prishtinë, gjithashtu kishte ndodhur një vrasje, ndonëse në këtë rast thuhej se viktima, një 14 vjeçar, nuk ka qenë nxënës i asaj shkolle.
XS
SM
MD
LG