Ndërlidhjet

logo-print

Avokati: Ivanoviq s’është fajtor siç thonë mediet


Olliver Ivanoviq, kryetar i nismës qytetare "Serbia, Demokracia, Drejtësia", i dyshuar për krime kundër shqiptarëve (Ilustrim)

Olliver Ivanoviq, kryetar i nismës qytetare "Serbia, Demokracia, Drejtësia", i dyshuar për krime kundër shqiptarëve (Ilustrim)

Nebojsha Vllajiq, avokati i Olliver Ivanoviq, ka thënë sot se klienti i tij nuk është fajtor për krimet që i përshkruhen në mediet e Prishtinës.

“Olliver Ivanoviq po akuzohet për një ngjarje e cila ka ndodhur në prill të vitit 1999 në Mitrovicë, dhe i dyti në shkurt të vitit 2000”, i ka thënë ai agjencisë Beta, ndërsa ka shtuar se “Ivanoviq me këto ngjarje nuk ka asnjë lidhje”, dhe se “i tërë procesi bazohet në deklarata të dëshmitarëve të rrejshëm shqiptar”.

“Në ngjarjen e parë, për të cilën akuzohet, kanë pësuar dy shqiptarë, ndërsa në të dytin dhjetë ose më pak”, ka thënë avokati ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë që Ivanoviq të ketë çfarëdo lidhje më këto krime.

Sipas tij, ankesa për lirim nga paraburgimi do të dorëzohet sot, kurse gjykata e Apelit ka dy ditë afat për t’iu përgjigjur.

Avokati Mahmut Halimi, sipas kësaj agjencie, në vitin 2000 ishte gjykatës hetues në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa ka deklaruar se kishte mjaft prova në atë kohë për të arrestuar Olliver Ivanoviq për përgjegjësi të vrasjes së shqiptarëve, por se ishte ndaluar nga xhandarmëria franceze që ta arrestoj.
XS
SM
MD
LG