Ndërlidhjet

Bllokohet për të tretën ditë rektorati i UP-së


Ilustrim
Ilustrim
Vazhdon edhe sot bllokimi i rektoratit të Universitetit të Prishtinës, përkundër thirrjeve të ministrisë së arsimit për të ndaluar këtë praktikë të protestës së studentëve.

Sipas një komunikate për shtyp nga tri grupe studentore, thuhet se edhe sot si ditëve të mëparshme, studentët kanë bllokuar punën e rektoratit, dhe se kështu do të vazhdojnë deri në largimin të siç thonë ata “të mashtruesit Ibrahim Gashi”.

“Bllokimi ka filluar prej ores 07:45, para fillimit të orarit të punës. Puna më e mirë që mund të bëhet sot për Universitetin është vetë pamundësimi i punës së Ibrahim Gashit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tri grupe të studentëve, që janë nënshkruar si organizatore të protestës, thonë në këtë komunikatë se gjatë hyrjes së studentëve në oborrin e Rektoratit, “pjesëtarët e sigurimit privat kanë ndërhyrë dhunshëm për të mos e lejuar protestën e studentëve”.

“Kompanitë private të sigurimit mund ta ruajnë Ibrahim Gashin në shtëpinë e tij, por jo në Universitet. Universiteti është çështje publike”, thuhet në njoftimin dërguar medieve të enjten në mëngjes.
XS
SM
MD
LG