Ndërlidhjet

Kosovë: EULEX-i e mbështet agjencinë kundër korrupsionit


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Bernd Borchardt, në takimin me drejtorin e Agjencisë antikorrupsion në Kosovë, Hasan Preteni, e ka mbështetur këtë agjenci dhe ka theksuar se ajo duhet të jetë e mbrojtur nga çdo ndërhyrje, ka njoftuar misioni EULEX.

“EULEX-i i mbështet të gjitha institucionet, që e zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë, e që është aspekt qendror i Bashkimit Evropian. Agjencia Kosovare Antikorrupsion duhet të jetë e mbrojtur nga çfarëdo ndërhyrjeje me qëllim që ta përmbush mandatin e saj”, tha Borchardt.

Mëtutje, është diskutuar për propozim ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kosovare Antikorrupsion dhe prokurorisë.
XS
SM
MD
LG